Artistja Fitore Berisha prezanton projektin ‘COHË’

Artistja Fitore Berisha prezanton projektin ‘COHË’

Artistja Fitore Berisha (Alísdóttir) ka realizuar projektin e saj më të fundit, ‘COHË’, që vjen si rezultat i një kërkimi dhe praktike të re nga ajo.

Përgjatë një periudhe, përveç pikturës, Fitorja ka rritur interesim që praktikën e saj artistike ta zhvillojë tutje, duke e shtirë shprehjën e saj artistike në mediume të ndryshme dhe duke eksperimentuar më shumë me artet aplikative. Së fundi, ajo nisi një rrugë të re të eksperimentimit artistik, duke u zhytur më thellë në metodën e përpunimit të leshit, në mënyrë që të krijojë një lidhje më të fortë me procesin dhe mundësitë e reja që ai ofron.

Përgjatë dy muajve, Fitore Berisha ka qënduar afër një mjeshtri qeleshepunues te njohur në Pejë, Afrim Lata, për t’u njoftuar me procesin e përpunimit të leshit deri tek formësimi i qeleshes. Nga kjo përvojë ajo është munduar të shohë se si mund ta manipulojë metodën dhe materialin për të krijuar forma të reja mbi të cilat do të mund t’i zhvillonte punimet e saj. Në këtë mënyrë ajo ri-imagjinon dhe ri-interpretion një proces të punëdorës, i cili për një kohë të gjatë ka qenë konsistent në zhvillimin e tij. Si rezultat, në këtë prezantim coha prehet, qepet, formësohet, ngjyroset dhe ndërthuret me të shprehurit e saj artistik.

COHË quhet ai lesh i butë, i cili kur përpunohet hollë krijon atë material…

Ky prezantim do të jetë i hapur nga 03/02/2020 – 15/02/2020

Projekti u realizua në kuadër të platformës të Heritage Space qe implementohet nga CHwB Kosova. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP Kosovo) dhe fiancuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverise Suedeze.

Eventi dhe info