“Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha vdes në moshën 86 vjeçare

“Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha vdes në moshën 86 vjeçare

Ka vdekur sot Nexhmije Pagarusha, ikona e muzikës shqipe e njohur si “Bilbili i Kosovës”.

Lajmi është bërë i duitur nga familjarët e këngëtares. Ajo ishte 86 vjeçare.

Bagazhi i saj përfshin këngë e koncerte të shumta. Ndër më të njohurat mbeten: “Baresha”, “Ani mori nuse”, “E dehun jam”, “Zambaku i Prizrenit”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Kur më del në derë”, “Një lule”, “Dallëndyshe”.