Një prej përzgjedhësve më të sofistikuar të muzikës elektronike, Yll Megi, këtë të shtunë (2 maj) performon direkt në Facebook.
Performanca është pjesë e transmetimeve direkte në rrjetet sociale që kompania RaveTravel po organizon.
Yll Megi përgjatë karierës është frymëzuar prej artistëve si Little Louie Vega, Moodymann, Kevin Yost, Thievery Corporation, e shumë tjerë.
Koleksioni i tij përfshin shumë zhanre të ndryshme – si Soul, Jazz, Funk, House dhe Disco – dhe miksimin ndërmjet tyre ai e bën në mënyrë të përkryer, me tinguj që përshtaten në çdo ambient, nga plazhi e deri te majet malore.
Nesër (2 maj), nga ora 21:00, përmes RaveTravel, ndiqeni performancën e një prej më të mirëve në skenën elektronike shqiptare, Yll Megi.
