‘Ngujimi’, puna e artistëve gjatë kohës së pandemisë

‘Ngujimi’, puna e artistëve gjatë kohës së pandemisë

Ka disa ditë në Prishtinë po mbahet Art Expo “Ngujimi”, ku po prezantohen punime dhe aktivitete të artistëve duke reflektuar ditët e kaluara në mbyllje për shkak të pandemisë.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe sot në lokalet të pjesa e njohur si ‘Kafet e Rakisë’.

Organizatori i këtij aktiviteti, Veton Gusia, ka thënë se disa prej artistëve kanë vendosur që t’i lënë të ekpozuara punimet e tyre edhe për disa ditë, dhe kështu vizitorët edhe mund t’i blejnë ato.