Sot hapet ekspozita “Karikatura në 2 Dekada”

Sot hapet ekspozita “Karikatura në 2 Dekada”

Sot hapet ekspozita “Karikatura në 2 Dekada” e piktorit, ilustratorit Mentor Llapashtica.

Eventi hapës fillon në ora 19:00 në hapsirën e Caffe + S dhe TilltRadio në Prishtinë.

Ekspozita do të qëndroj e hapur nga 18-25 nëntor.

Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me ilustrimet dhe karikaturat e punuara gjatë periudhës 1998-2019. Pjesë e ekspozitës do të jenë edhe punimet e prezantuara më parë në “Respect Ethnic Diversity Support Civil Dialogue” dhe “Facing the Climate exhibition by Swedish Institute”.

Ndërsa, nga ora 21:00 të pranishmit do të zbaviten me muzikë përgatitur nga Strella.

Ju mirëpresim,