Të hënën hapet ekspozita “Black in White” e artistes Fitore Berisha

Të hënën hapet ekspozita “Black in White” e artistes Fitore Berisha

Fitore Berisha është artiste vizuale e cila në 20 vjetët e fundit punon në mes Kosovës dhe Islandës.

Ajo ka punuar në mediume të ndryshme por kryesisht është fokusuar në pikturë, murale dhe vepra multimediale.

Në punë e saj ajo kryesisht preokupohet me ballafaqimin e njerëzve me problemet e përditshme që ajo i has në udhëtimet e saj kërkimore e të cilat pastaj i shpërfaq në vizatime, ilustrime e piktura.

Përmes artit të saj, Berisha sjellë shprehjet, emocionet, dëshpërimin e njerëzve që e rrethojnë në përditshmërinë e saj. Përmes ngjyrave në punën e saj ajo paraqet të ardhmen e dëshiruar dhe me plot ngjyra.

Të hënën, më 25 nëntor, në ora 19:00 hapet ekspozita “Black in White” në ambientet e Tillt Radio dhe Caffe + S. Më pas, nga ora 21:00 të pranishmit do të shoqërohen me muzikë nga Strella.

Ekspozita “Black in White” do të jetë e hapun për dy javë.