Të hënën në Caffee Atele dhe TilltRadio hapet ekspozita e artistit, piktorit Arbnor Morina.
I lindur në Prizren, në veprat e tij Morina është frymëzuar me instiktet bazike të njerëzve, emocionet, përjetimet, që në një formë ose tjetër reflektojnë në realitetin individual.
Ai është pjesëmarrës i disa ekspozitave kolektive dhe një presonale.
Ekspresionizmi i shkollës së vjetër dhe ekspresionizmi abstrakt, janë mënyrat e shprehjes artistike të tij.
Hapja e ekspozites ndodh në ora 19:00. Kurator i saj është artisti Mentor Llapashtica.
Gjithashtu, gjatë mbrëmjes vizitorët do të shoqërohen me muzikë zgjedhur nga Strella.
Ekspozita do të jetë e hapur për dy javë.
