Të hënën (9 dhjetor) hapet ekspozita “Gjuhët e ndryshme, mendësi e njëjtë – Ballkan”, me autor Gëzim Brestovcin.
Përmes ilustrimeve dhe animacioneve do të paraqiten karakteristika të jetës kulturore nga vendet e Ballkanit.
Hapja e ekspozitës bëhet të hënën nga ora 19:00, në ambientin e Caffe Atele dhe TilltRadio, shoqëruar gjatë mbrëmjes me muzikë nga Strella.
Ekspozita do të jetë e hapur një javë.
